×
  • Vip
  • Vip

    Dua Lipa krenohet me numrin e njerëzve në koncert, Rita Ora sërish ia kujton që nuk ka arritur t’ia thyejë rekordin

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2022

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ditë më parë mbajti një koncert gjigant në Tiranë.

    Ajo performoi më 28 nëntor në qendër të kryeqytetit shqiptar me rastin e festës flamurit dhe kremtimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    Por mbi koncertin në fjalë janë ngritur polemika të shumta për numrin e njerëzve pjesëmarrës, për të cilin sipas faqeve të fansave të Duas ka qenë mbi 250 mijë dhe një rekord i thyer ndaj këngëtares Tina Turner 1998, e cila kishte mbledhur shumë njerëz në një koncert të jashtëm.

    Vet Dua e ka mbështetur këtë, duke publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga koncerti, në mbishkrimin e të cilave ka theksuar: “94 shfaqje në të gjithë botën në një vit me përfundim në Tiranë, Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë në Ditën e Pavarësisë”.

    Por mbi një deklaratë të tillë kanë reaguar fansat e Rita Orës bashkë me këngëtaren, duke shkruar se në fakt ka qenë Rita ajo qԯ ka thyer rekordin e Tina Turnerit me pjesëmarrjen masive të njerëzve në koncertet e saj në Prishtinë dhe Tiranë.

    Vet Rita e rishpërndau së fundmi në InstaStory një njoftim të faqeve të fansave ku citohej: “Koncerti falas në Tiranë 2022 dhe Prishtinë 2018 është tani koncerti më i madh i një artisteje femër në histori me mbi 500 mijë spektatorë të kombinuar (200 mijë në Tiranë dhe 300 mijë në Prishtinë), duke ia kaluar rekordit të Tina Tuner në vitin 1988”.

    “Wow, unë nuk e dija këtë”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografisë, duke ia bërë me dije në formë ironie Duas se në fakt ajo nuk e ka thyer rekordin.

    Rita dhe Dua pavarësisht prejardhjes së njëjtë dhe sukseseve të ngjashme që kanë pasur në arenën ndërkombëtare, nuk arritën kurrë që të krijojnë një raport as sa për “sy e faqe”. /Telegrafi/

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.