×
  • Vip
  • Vip

    Kejvina Kthjella sqaron të vërtetën e sherrit me Einxhel Shkirën

    FrontOnline
    27 Nëntor 2022

    Rreth tre vite më parë, një shërr i bujshëm ndodhi mes Einxhel Shkirës Kejvina Kthjellës dhe Orjola Marashin.

    Gjithë historia dyshohej se nisi pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”. Pasi modelja rrëmbeu kupën e spektaklit, Einxhel ka lëshoi disa thumbime ironizuese kundrejt saj.

    Asokohe u zbulua se dy modelet ishin zënë keq me moderatoren aq sa sherri degradoi dhe në përleshje fizike dhe thuhej se ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

    Më tej Einxhel bëri një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja u shqyrtua nga organet përkatëse.

    Mirëpo së fundmi, Kejvina është pyetur se si qëndron e vërteta e sherrit të bujshëm ku hodhi poshtë të gjitha spekulimet se debati nisi për një djalë. Modelja u shpreh se nuk ka asgjë me moderatoren dhe theksoi se e ka harruar si ngjarje.

    “Nuk është se ka qënë ndonjë gjë. Troç fare një budallallik, asgjë me rëndësi. Nuk ka lidhje fare me çfarë është përfolur në lidhje me meshkujt. Këtë gjë unë e kam shprehur edhe më përpara. Na ka ndodhur të gjithëve që në një moment kemi dashur t’i shkëpusim marrëdhëniet, por unë e kam harruar besoj edhe Einxheli”- tregoi ajo.

    Më tej ajo u pyet gjithashtu nëse do të ishte e gatshme t’i rregullonte sërish marrëdhëniet me Einxhel nëse ajo do ia kërkonte:

    “Po, nuk e kam problem fare, unë e kam harruar atë gjë, besoj se dhe Einxhel. Ajo po shijon jetën e saj dhe më bëhet qejfi që është mirë dhe e lumtur”.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.