×
  • Vip
  • Vip

    UNUM Festival lansoi datat për edicionin e katërt

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Është koha për t’u bo gati për me udhëtu drejt teknos, dhe ritmeve minimaliste të mbushura me groove — e të bëheni një me muzikën dhe natyrën sepse edicioni i katërt i Festivalit UNUM po vjen shpejt!

    Dhe nuk po flasim vetëm për formacionin e jashtëzakonshëm dhe instalacionet e artit që do të jenë atje – po flasim për atmosferën e mirë, dashurinë dhe komunitetin që krijon ky festival.

    UNUM Festival sot lansoi datat për vitin 2023 dhe lajmëroi se këtë vit rikthehet më i fortë se kurrë më parë. Festivali do të vazhdojë në plazhin e bukur të “Rërës së Hedhur”, mes maleve dhe detit, ku romanca e peizazhit të bukur takohet me magjinë.

    Nga data 1 deri me 6 Qershor, Unum Festival sjell më shumë se 60 artistë që të kërcejnë me ju nën yje për gjashtë ditë e gjashtë netë nën tingujt e muzikës pa ndal, emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike në mbarë botën së bashku me talentet tona të preferuara rajonale edhe njëherë po e qelin verën në Shëngjin të Shqipërisë.

    Biletat e hershme “Early Bird Tickets” tani janë në shitje dhe mund ti bleni përmes webfaqes së tyre: www.unumfestival.com
    ose tek partneret e shitjes www.rave-travel.com dhe https://gowild.al/

    UNUM ka vazhduar të rritet gjatë ekzistencës së tij trivjeçare dhe ka arritur të tërheqë pjesëmarrës nga e gjithe bota të cilët mblidhen çdo vit për të festuar dashurinë e tyre për muzikën dhe krijimtarinë.

    Për më shumë informacione rreth Unum Festival ndiqni rrjetet e tyre sociale:

    Homepage

    https://www.facebook.com/unumfestival

    https://www.instagram.com/unumfestival

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Vip12 Shtator 2024
    Mimoza Shkodra pas një sezone të ngarkuar me koncerte e mbremjë të shumta ka vendosur t’i kaloj disa ditë pushimi. Këngëtarja nga...
    Vip12 Shtator 2024
    “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt, dhe pritshmëritë janë të larta. Ky spektakël...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest....
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. ABC News mëson se Nanos i është vendosur protezë e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës mbetet i pazgjidhur edhe 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s. Beogradi nuk e njeh pavarësinë e ish-krahinës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, janë përplasur në seancën e sotme...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifrat e ikjes së...
    Sport12 Shtator 2024
    FC Prishtina ishte rikthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” në fillim të këtij sezoni, pas një kohe të gjatë “shtegtimi”, për shkak të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.