×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një person për kontrabandim me migrantë dhe posedim të narkotikëve

    FrontOnline
    16 Shtator 2022

    Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim të migrantëve dhe posedim të narkotikëve.

    Përmes, një komunikate për media rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 22:10 në Vërmicë.

    Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore për trajtim të mëtutjeshëm procedural ndaj migrantëve, ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është iniciuar rasti “ Kontrabandim me migrantë” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës në vazhdën e zbatimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, si rezultat i intensifikimit të veprimeve operative në terren, për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të përfshirë në veprat penale, ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar dhe disa viktima të trafikimit me migrantë.

    Me datë 15.09.2022 në orën 22:10, njësia policore nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, kanë ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke marrë katër persona shtetas sirianë që dyshohet se janë migrantë të parregullt. Gjatë kontrollimit të personit të dyshuar mashkull kosovar i janë gjetur 2 qese të vogla me gjithsej 122 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit ‘marihuanë’ .

    Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore për trajtim të mëtutjeshëm procedural ndaj migrantëve, ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është iniciuar rasti “ Kontrabandim me migrantë” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./Front Online

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Sport09 Shtator 2024
    Trajneri i futbollit kosovar Ramiz Krasniqi në emisionin ‘Dardanët’ në RTK, mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve nga Kombëtarja është...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.