×
  • Kronika
  • Kronika

    IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, shkak kanosja

    FrontOnline
    11 Shtator 2022

    Një qytetar D.B nga Sllatina e Fushë Kosovës pretendon se djali i axhës së tij është gjuajtur me armë zjarri nga një zyrtar policor A.Z.

    Ai tha se familjari i tij ishte sulmuar nga polici derisa ishte duke i ruajtur bagëtitë.

    ” Një polic me emrin A.Z, jashtë detyrës zyrtare e ka gjuajtur me armë zjarri djalin e axhës J.B. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme derisa djali i axhës ka qenë duke i ruajtur bagëtitë. Djali i axhës është bari. Polici ka kaluar andej ku ka qenë familjari im duke i ruajtur delet. Para se ta gjuajë me armë djali i axhës është sharë nga ana e policit ” – tha ai.

    Burri tha se rasti është hapur në stacionin policor në Fushë Kosovës.

    “Mbrëmë e kemi thirrur policinë. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Inspektorati i Policisë, në vendin e ngjarjes i ka gjetur edhe gëzhojat e armës”- shtoi ai.

    D.B tha se J.B, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Djali i axhës J.B nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është shumë i frikësuar pas këtij rasti. Ka marrë trajtim mjekësor në QKMF në Fushë Kosovë. Fillimisht stafi mjekësor edhe ka hezituar ta kontrollojë atë për shkak se është bari – deklaroi D.B për Klankosova.tv

    Sipas tij A.Z, ka shkuar më pas tek mjeku dhe i ka marrë edhe fëmijët me vete duke deklaruar se ishte frikësuar nga qentë që i mban djali i axhës për t’i ruajtur bagëtitë.

    “A.Z ka shkuar tek mjeku dhe i ka marrë edhe fëmijët me vete. Ai ka deklaruar se kinse në momentin e ngjarjes ai ka qenë së bashku me fëmijët e tij, dhe kinse janë frikësuar nga qentë” – tha ai.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Inspektorati i Policisë.

    Zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka, tha për Klankosova.tv se është rekomanduar suspendimi i zyrtarit policor në fjalë për veprën “Kanosje”.

    Beka tha se janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

    “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me dyshimin për veprën penale të kanosjes. Informatat e para për këtë rast IPK i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit janë dalë në vendin e ngjarjes. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”- tha Beka.

    Klan Kosova do të ju mbajë të njoftuar me detaje të tjera lidhur me rastin në fjalë.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Kronika11 Shtator 2024
    Pasditen e djeshme në Mitrovicën Jugore është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka dhunuar një femër. Me vendim të prokurorit,...
    Kronika11 Shtator 2024
    Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore. Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Podujevë ka njoftuar policinë se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra. Në një automjet që dyshohet se ka hyrë...
    Hulumtime12 Shtator 2024
    Dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të pandehurit Milan Radojçiq janë: Duke i keqpërdorur tenderët e Kosovës dhe nga shteti...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qendra e studenteve ka njoftuar se nesër hapet konkursi për pranimin e sutedentëve të UP-së në këtë qendër. Në njoftim bëhet më...
    Lajme12 Shtator 2024
    Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se në Ballkan “gjërat...
    Lajme12 Shtator 2024
    Medica Gjakova ka mbajtur panel diskutimi për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, adresimi i stigmatizimit dhe riintegrimit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ditën e djeshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska, ku mbeti i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.