×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

    FrontOnline
    10 Shtator 2022

    Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, pasi kanë pranuar një informatë se një person dyshohet se posedon lëndë narkotike, kanë njoftuar prokurorin dhe kanë filluar hetimet.

    Më, 09.09.2022, hetuesit policorë, kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet të fituara nga vepra penale) dhe një telefon.

    Policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të lartcekur. Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., po ashtu dyshohet të jetë kokainë, 160 euro (dyshohet të fituara nga vepra penale) dhe një peshore digjitale.

    Në konsultim me prokurorin iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. I dyshuari intervistohet dhe me aktvendim nga prokurori dërgohet në mbajtje deri në 48 orë./Front Online

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shfaqje e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT Te Fidanit...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka lënë pas krahëve humbjen nga Rumania, derisa ka triumfuar në Qipro me rezultat të thellë. “Dardanët” triumfuan me shifrat prej...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor Federal të Gjermanisë, Katarzyna Wielga-Skolimowska dhe krijuesin e...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.