×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia kap dy të dyshuar, u sekuestron mbi 18 kg drogë

    FrontOnline
    07 Shtator 2022

    Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës kundër krimit dhe trafikimit me narkotik sot gjatë ditës në rajonin e Gjilanit, pas hetimeve dy javore ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “ VERA 22” i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar, për përfshirje në veprën penale” Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike dhe analoge dhe Rrezikimi i trafikut publik”.

    Policia ka njoftuar se gjatë këtij operacioni janë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit. Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar të ju shmanget njësitit policor duke mos zbatuar urdhrat e dhënë për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-se, të cilës edhe i ka shkaktuar dëme materiale.

    Zyrtaret policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë ku gjatë kontrollit në të njëjtën veturë kanë hasur në substanca narkotike me peshe prej 15 kg 300 gr. marihuanë.

    Si vazhdimësi e operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar gjithsej dëshmi materiale si në vijim;

    • 18 kg 246.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,
    • 2 vetura me targa vendore,
    • 355 euro,
    • 2 telefona,

    “Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga njësiti i Krim Teknikes, përderisa antidroga është asistuar edhe nga njësitë regjionale. Me vendim të prokurorit kompetent  personave të dyshuar u  është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në komunikatë. /Front Online/

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Kronika07 Shtator 2024
    Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. Sipas Policisë, e dyshuara është...
    Kronika07 Shtator 2024
    Policia ka gjetur drogë pas kontrollit në një shtëpi dhe në një lokal në Ferizaj. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.