Tre tifozë kanë pësuar lëndime nga përleshja e të dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Plisave dhe Xhebrailave.
Këtë e ka konfirmuar për “Front Online” zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Janë lënduar tre persona, derisa janë inicuar dy raste”, u shpreh shkurt Borovci për “Front Online”.
Ngjarja ndodhi para fillimit të derbit Prishtina – Ballkani.
Derbi i Superligës i takoi skuadrës nga Suhareka.
Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja, fitoi me rezultat 0:1.
Golin e vetëm e shënoi Albion Rrahmani, në minutën e 46-të.