×
  • Kronika
  • Kronika

    “85 euro ose të denoncoj në polici për ngacmim seksual”, 15-vjeçarja shqiptare përfundon në pranga pasi shantazhoi të riun me bisedat e “nxehta”

    FrontOnline
    27 Gusht 2022

    Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund shqyrtimit të një rasti “gjobëvenieje” në Tiranë, që ka si protagoniste një të mitur 15-vjeçare. E reja është shpallur fajtore për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” ndaj një djali 8 vjet më të madh në moshë, të cilin e shantazhoi përmes një bisede intime në rrjetin social Snapchat.

    E pandehura minorene me iniciale E. K. u dënua me 1 vit burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli, pasi në përfundim gjykata vendosi lënien e saj në Shërbim Prove për një periudhë 16-mujore.

    Referuar vendimit të gjykatës, në shtator të vitit të kaluar, ka filluar një komunikim në Instagram me 23-vjeçarin, që futi më pas në kurth.

    Në kallëzimin e tij, i riu ka treguar se biseda është zhvendosur në rrjetin social Snapchat dhe ka pasur natyrë të ngacmimeve seksuale.

    Sipas tij, gjithçka është ndërprerë kur bashkëbiseduesja i ka thënë se ishte 15 vjeç.

    Por disa orë më vonë, nga e njëjta adresë atij i ka shkruar një person që i është prezantuar si vëllai i të miturës.

    Duke i thënë se ishte punonjës policie, ai i ka kërkuar 10 mijë lekë të rinj (85 euro), në këmbim të mos denoncimit të tij për “ngacmim seksual” ndaj të motrës së mitur.

    Para se të shkonte në vendin e lënë për dhënien e parave, pranë 9-katësheve në Tiranë, i riu kallëzoi rastin në polici dhe dhënia e parave ndodhi në sy të agjentëve.

    Sipas vendimit të gjykatës, në vendin e takimit, shuma e 10 mijë lekëve të rinj është marrë nga një vajzë, që rezultoi të ishte e mitura 15-vjeçare.

    Gjatë hetimit, e pyetur në prani të psikologëve, ajo ka shpjeguar se kishte vepruar e vetme, pa person tjetër pas saj dhe se bisedat me 23-vjeçarin i kishte bërë për ta larguar atë dhe jo për të përfituar para prej tij, raporton A2 CNN.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Kronika09 Shtator 2024
    Personi që dyshohet se ka therur me thikë një burrë mbrëmë në Deçan, është arrestuar. Rastin për Front Online e ka bërë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.