×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia kap nëntë persona duke luajtur bixhoz në një vilë në Jezerc

    FrontOnline
    25 Gusht 2022

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka marrë informatë se në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, disa persona po luajnë bixhoz të paligjshëm.

    Policia ka treguar se ka reaguar menjëherë dhe ka kapur nëntë persona duke luajtur bixhoz.

    Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 301 çipa që konvertohen në shumë të parave e dy palë letra të cilat janë konfiskuar.

    Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Sot, në ora 00:05 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitete joligjore, duke luajtur bixhoz. Njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj, kanë reaguar menjëherë dhe janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur nëntë (9) persona duke luajtur bixhoz. Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një pako me 301 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 2 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat janë konfiskuar. Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ndaj personit me inicialet P.V (M/K) i moshës 51 vjeçar për veprën ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe të gjithë personat janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore”, njofton policia./Front Online

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.