×
  • Vip
  • Vip

    Kylie Jenner femra e parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram

    FrontOnline
    13 Janar 2022

    Kylie Jenner është bërë femra e parë në botë që arrin 300 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

    Kjo arritje e bën atë personin e dytë, pas futbollistit Cristiano Ronaldo (me 389 milionë), që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish, ndërsa llogaria zyrtare e Instagramit është më e ndjekura në platformë me 460 milionë.

    Më herët, Ariana Grande mbante pozitën e parë si femra më e ndjekur në Instagram. Në shkurt të vitit 2019, këngëtarja mblodhi 146.5 milionë ndjekës, duke ia kaluar Selena Gomez, e cila kishte pozicionin e më të ndjekurit para yllit të muzikës pop, transmeton telegrafi.com.

    Jenner e ka regjistruar këtë arritje në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk ka postuar shumë në dy muajt e fundit.

    Manjatja e kozmetikës dhe ylli televiziv, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me reperin Travis Scott, kishte marrë një pushim nga rrjetet sociale, pasi 10 fansa vdiqën në Festivalin Astroworld të Scott në Houston më 5 nëntor. Ajo u kthye në Instagram në prag të festave të fundvitit.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Mimoza Shkodra pas një sezone të ngarkuar me koncerte e mbremjë të shumta ka vendosur t’i kaloj disa ditë pushimi. Këngëtarja nga...
    Vip12 Shtator 2024
    “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt, dhe pritshmëritë janë të larta. Ky spektakël...
    Vip12 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram, duke adresuar kritikët e saj të cilët shpeshherë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha sot se nuk ka dyshim se Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, seancën e parë të sesionit vjeshtor e ka nisur me kritika ndaj qeverisë. Ai tha se për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi materiali arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri është transferuar...
    Sport12 Shtator 2024
    Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë u bë temë debati në javët e fundit për shkak të gjendjes së saj të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Fjalimin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.