×
  • Vip
  • Vip

    Fejesë në familjen Trump, djali i ish-presidentit i blen super diamant gazetares së Fox News

    FrontOnline
    04 Janar 2022

    Donald Trump Jr. and Kimnerly Guilfoyle janë të fejuar, raportonte sot rrjeti britanik DailyMail.com, duke shtuar se i biri i Donald Trump i ka propozuar ish-prezantueses së rrjetit të djathtë amerikan Fox News më shumë se një vit më parë.

    Por ata e kishin mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre.

    Burimi i DailyMail tha: “Don e Kim janë fejuar ditën e parë të vitit të shkuar, që është dhe ditëlindja e Don. Ata janë së bashku prej katër vjetësh tashmë dhe njihen prej rreth 15 vitesh”.

    “Cifti e kanë mbajtur private lidhjen e tyre vitin që shkoi teksa u vendosën në Florida pas largimit nga New York.

    Ata janë të fokusuar në punën dhe te fëmijët e tyre, pasi kanë në total gjashtë” (1+5).

    Të shtunën Don Jr. Celebroi ditëlindjen e tij të 44-rt në mbrëmjen gala të babait të tij në rezortin Mar-a-Lago në Florida.

    Aty çifti ishin veshur me të zeza dhe 52 vjeçarja Kimberly, tregonte dhe unazën gjigante të fejesës.

    Fejesa e tyre kishte qenë njëfarë sekreti i hapur 12 muajt e fundit.

    Të gjithë admironin diamantin 8-karat në dorën e Kim, shtonte burimi.

    DailyMail konfirmonte se çifti kanë qenë bashkë prej vitit 2018.

    Familja Trump raportohet se është admiruese e Kimberly, veçanërisht Don Jr. i cili thotë se eshte “inteligjente dhe e kupton mirë panoramën politike”.

    Çifti nisën të shoqëroheshn pak pas ndarjes së Don Jr. me ish-gruan Vanessa, pas 12 vjet martese. Don Jr. me ish-gruan kanë pesë fëmijë së bashku.

    Ata duket se kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë dhe janë parë disa herë duke dalë për drekë bashkë me fëmijët.

    Ndërsa Kimberly ka vetëm një djalë – Ronan – me ish-bashkëshortin Eric Villency, me të cilin ishte e martuar në vitet 2006-2009.

    Ajo ka qenë më parë e martuar me Gavin Newsom, aktualisht guvernatori i California.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Vip12 Shtator 2024
    Mimoza Shkodra pas një sezone të ngarkuar me koncerte e mbremjë të shumta ka vendosur t’i kaloj disa ditë pushimi. Këngëtarja nga...
    Vip12 Shtator 2024
    “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt, dhe pritshmëritë janë të larta. Ky spektakël...
    Të tjera
    Vip12 Shtator 2024
    Mimoza Shkodra pas një sezone të ngarkuar me koncerte e mbremjë të shumta ka vendosur t’i kaloj disa ditë pushimi. Këngëtarja nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se për shkak të keqqeverisjes, sistemi...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha sot në kuvend se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke ngacmuar pushtetin për punët që kanë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Muja, që sot në Kuvend tha se rritja ekonomike është...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pati kritika të shumta për qeverinë sa i përket sistemin të shëndetësisë në Kosovë. Sipas tij, për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.