×
  • Vip
  • Vip

    Noizy: Nga ana financiare mund të jem më i larti nga gjithë reperët e Europës

    FrontOnline
    03 Janar 2022

    Noizy ka folur në detaje për karrierën e tij.

    Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka pasur jo pak sukses gjatë vitit 2021. I ftuar në emisionin “Jonida’s Room”, ai ka treguar si ishte viti 2021 për të dhe planet për 2022.

    I pyetur për karrierën e tij muzikore gjatë vitit që lamë pas, reperi shprehu se është shumë i kënaqur dhe se ka qenë një vit shumë i mirë për sa i përket kreativitetit.

    Ai ka veçuar bashkëpunimin me këngëtaren Dhurata Dora dhe tha se do të publikojë një album këtë vit.

    Ndër të tjera reperi tha se do të ketë bashkëpunime me reperë të njohur ndërkombëtarisht, nga Italia, Franca apo Gjermania.

    “Siç u pa edhe nga shifrat bashkëpunimi më i suksesshëm ka qenë ai me Dhurata Dorën për të gjithë shqiptarët, kemi super bashkëpunime me artistë të tjerë për 2022 dhe mbi të gjitha një super album. Është një nga albumet e mia më të preferuara. Kam bashkëpumin me repera të njohur në Itlali. Kam me CapoPlaza, Megali nga Italia. Nga Franca kam MelaCream që është një nga reperat më të mëdhenj. Kam gjithashtu me repista të mëdhenj në Angli dhe Gjermani. Bashkëpunoj më shumë me repera të Europës sepse kam Vibe shumë të mirë, ndërsa reperat amerikanë kërkojnë lekë dhe nuk ta japin suportin. Ata e shohin si punë nuk japin kurrë suport”, u shpreh Noizy.

    Reperi rrëfeu se ka shumë dëshirë të realizojë një bashkëpunim me një nga reperët më të mirë në botë, Drake. Ai tregoi se bashkëpunimi është i realizueshëm vetëm nëse Drake i pëlqen “vibe” (ndjesia) që merr.

    “Do të doja shumë të bëja një bashkëpunim me Drake, që ndoshta edhe mund të realizohet sepse ai vjen shumë shpesh në Angli. Por me të mund të realizohet një bashkëpunim vetëm nëse i pëlqen “vibe”, sepse ai s’ka nevojë për lekë”, rrëfeu ai.

    I pyetur nëse ka pasur ndonjëherë dilema apo mungesë vetëbesimi, Noizy tha se nuk i mungon kurrë vetëbesimi.

    “Nuk kam pasur dilema, kam shumë vetëbesim. Ideja është që kam pasur shume sukses jashtë Shqipërisë. Mund të jem në rangun e gjithë reperëve të Europës shumë lart, mos të flasim nga ana financiare se mund të jem më i larti.”

    Teksa po tregonte pasionin e tij për udhëtimet, Noizy tregoi një aventurë që nuk e dinim për të. Reperi rrëfeu se kishte udhëtuar në 6 vende të ndryshme të botës brenda 24 orëve.

    “Të them të drejtën i thoja dhe Dj tim që kemi nevojë për pak pushim. Më ka qëlluar që për 24 orë të jem në 6 shtete, kam qenë në Malmo, kam marrë trenin deri në Danimarkë, pastaj nga aty në Austri, Kosovë, Shqipëri dhe në 6 mëngjesit kam mbërritur në Itali”, ka thënë Noizy duke pohuar se shpesh me këtë fluks pune humbet shumë avionë por shumë pak koncerte.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Vip13 Shtator 2024
    Pas propozimit për martesë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Mbrëmjen e sotme artisja ka ndarë foto dhe...
    Vip13 Shtator 2024
    Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo sot...
    Vip13 Shtator 2024
    Ish konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj ka ironizuar me një koment në mediat sociale. Një ndjekës i Shqipes...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.