×
  • Vip
  • Vip

    “Nuk e donte punën time, unë i bllokova thirrjet”, Beniada tregon zënkën e madhe me babain e saj

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2021

    Beniada është një nga banoret më të dashura për publikun pasi ka spikatur për pozitivitetin dhe buzëqeshjen e saj. Ajo është përfolur më së shumti edhe për profesionin e saj si modele dhe setet fotografike provokuese që herë pas here ka realizuar.

    Megjithatë, ajo ka zbuluar në “Big Brother VIP” që rrugëtimi i saj nuk ka qenë gjithnjë kaq i lehtë.

    Beniada është përfshirë në një debat me Arjolën, ku na ka rrëfyer edhe historinë për babain e saj.

    Ajo ka thënë se ky i fundit nuk e ka dashur profesionin e Beniadës si modele, duke e përfshirë familjen e saj në një sërë debatesh e diskutimesh.

    “Bëra punët e para si modele dhe babi im që më thoshte që nuk e donte punën time. Unë acarohesha edhe i thash se nuk e respekton punën time.

    U nisa për punë në tren dhe babi më merrte në celular dhe më shkruante mesazhe. Unë i bllokova thirrjet edhe pastaj më merrte nga numri i mamit. Unë vazhdova t’i mbaja inat”,- tregoi ajo.

    Rikujtojmë se Beniada pritet të jetë pjesë e një projekti muzikor të Arditit, ku vetë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një interviste.

    “Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videokli0 të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge”.

    Sa i përket Beniadës, Arditi zbuloi se e sheh si një nga pretendentet kryesore për të qenë finaliste e “Big Brother Vip”.

    “Beniada është një ndër të preferuarat e mia, e shoh në finale. Është një ndër pretendentet kryesore, duke parë pozitivitetin që dhuron në shtëpi dhe mënyrën si përballon situatat duke mos dalë nga kontrolli, do të thotë që Beniada e meriton”.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në një...
    Sport10 Shtator 2024
    Që nga tetori i vitit 2019 kur Rusia fitonte 5-0 si mysafire e Qipros, këta të fundit nuk kanë pësuar më humbje...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.