Stili i veshjes tek këngëtarët shqiptar shpeshherë di të jetë mjaft i komentuar nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Sidomos kur veshjet e yjeve janë me çmime marramendëse, ata më pas dinë të bëhen diskutim në rrjet.
Kështu, artisti Butrint Imeri ka marrë vëmendje me veshjen e tij ditore, derisa ka shpenzuar një shumë të majme.
Në një postim në rrjetin social Instagram nga Shqip.closet, shihet se Imeri ka shpenzuar në total 18,620 euro.
Xhaketa e tij e firmës ‘Carhartt’ kushtoi rreth 150 euro, maica nga ‘Balenciaga’ i kushtoi 480 euro, ndërsa shumën më të madhe e bart ora e firmës ‘Rolex’ duke arritur shumën prej 17,990 euro.
Vlen tutje të përmendet se kënga e tij e fundit titullohet “Kuku”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.