×
  • Lajme
  • Vip
  • Lajme

    ​Hapet “Anibar”, sjell 300 filma nga e gjithë bota

    FrontOnline
    23 Korrik 2021

    Këtë të premte festivali ndërkombëtar i animacionit “Anibar” filloi edicionin e 12-të të tij. Siç bëhet e ditur në komunikatën për media ceremonia e hapjes së këtij festivali u mbajt në Kino “Liqeni” ku të pranishëm ishin shumë dashamirës të filmit të animuar, personalitete të njohura vendore si dhe ndërkombëtare.

    Këtë vit, duke konsideruar situatën e krijuar nga pandemia organizatorët sjellin festivalin në version hibrid, ku shfaqja e filmave të animuar do të bëhet nëpërmjet internetit, mirëpo festivali do t’i hap dyert përsëri në qytetin e Pejës për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë prezentë.

    Ky edicion është një ftesë për të gjithë krijuesit dhe vizitorët që të shijojnë një hapësirë më se të nevojshme duke e lënë mbrapa pandeminë dhe efektet të cilat izolimi i ka sjellë tek ne. Vlen të ceket se të gjitha aktivitetet gjatë festivalit do të zhvillohen në përputhje me masat kundër shpërndarjes së COVID-19 të vendosura nga institucionet.

    Është pikërisht situata me pandeminë e cila i inspiroi organizatorët e festivalit që këtë vit ky edicion të ketë si temë izolimin. Edicion ky i cili i dedikohet tregimit të storieve të izolimit nëpërmjet animacionit si medium krijues. Një edicion ku do të eksplorohet izolimi në tërësi, me të gjitha nuancat e tij, izolimin artistik, izolimin të cilët qytetarët e shtetit të Kosovës e përjetojnë tash e shumë vite si pasojë e mungesës së vizave.

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar vjen me një program mjaft të pasur prej 300 filmash, nga 1413 të dërguar, nga e gjithë bota. Filmat ndahen në nëntë kategori, gjashtë prej të cilave janë garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Videomuzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut dhe tri kategori tjera që janë jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj. Përveç shfaqjes së filmave të animuar, si çdo edicion tjetër edhe këtë vit do të ketë programe tjera, ku përfshihen pesë prezantime, katër punëtori dhe gjashtë panele. Si në vitet e mëparshme, të ftuar specialë do të bashkohen për të ofruar njohurinë e tyre rreth industrisë së animacionit.

    Personalitete me renome botërore, fitues të çmimeve Oskar, animator të serive me prestigjioze në mbarë botën, do të mblidhen për të ndarë eksperiencën e tyre së bashku me ju, nëpërmjet mediumeve të ndryshme të festivalit.

    Anibar këtë vit sjellë edhe programin muzikor, ku do të performonjë shumë artistë si: Uj pa Gaz, Yll Megi, Zëada, Eptan, Stratos, Elsa Rraqi & Ilir Bajri, Florent V, Altin Boshnjaku dhe Ashikët e Gjakovës.

    Ky edicion i festivalit përfundon më 30 Korrik. Ju mirëpresim në kinematë tona në Pejë, ndërsa virtualisht, vizitorët mund të shikojnë të gjitha filmat në platformën tonë digjitale në online.anibar.org.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...
    Lajme09 Shtator 2024
    Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.