Rreth orës 16:00 sot është gjetur pa shenja jete një person afër Qeverisë së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Policia ka dale ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipa mjekesore emergjente e cila ka konstatuar se trupi i nje mashkulli rreth 70 vjeç eshte pa shenja jete. Aktualisht jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme per te zbardhur rrethanat qe karakterizojne rastin”, u shpreh ai për Front Online.