×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, shpërbëhet Kryesia e LDK-së, thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor!

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga posti i kryetarit, bie edhe kryesia aktuale e partisë, dhe se sipas Statutit të LDK-së, thirret Kuvendi i ri zgjedhor i partisë.

    “Isa Mustafa do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit. Me dorëheqjen e tij, bie edhe kryesia aktuale e partisë si dhe thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor”, tha ky burim i lartë brenda LDK-së.

    Ky burim thotë se sipas Statutit të LDK-së, pas dorëheqjes së Kryetarit dhe shpërbërjes së Kryesisë, caktohen njerëzit për përgatitjen e Kuvendit.

    Ndryshe, LDK të dielën ka pësuar debakëll, duke marrë vetëm 13 për qind të votive, rezultat ky më I dobëti në historinë e kësaj partie.Lideri i LDK-së gjatë ditës së djeshme, me të përfunduar rezultati i zgjedhjeve ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka paralajmëruar reflektim dhe reformim të partisë.“Miq të nderuar, në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

    Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin. IM”, ka shkruar ai.

    Pas rezultatit të zgjedhjeve, kishte reaguar edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, i cili e ka marrë përsipër këtë rezultat.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Shtator 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kosova iu është bashkuar vendeve të tjera në këtë 29 Shtator për të shënuar...
    Lajme29 Shtator 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka qenë në zyrën e kryetarit Përparim Rama. “Kryeministri Kurti...
    Lajme29 Shtator 2024
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka kritikuar pushtetin aktual se ka shkelur premtimin për mos punësimin e familjarëve në institucione. Shatri thotë...
    Të tjera
    Sport29 Shtator 2024
    Xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës ka startuar ditën e premte, derisa një ndeshje u zhvillua atë ditë dhe...
    Lajme29 Shtator 2024
    10 persona janë arrestuar në Kosovë, përgjatë 24 orëve të fundit, për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’. Më poshtë gjeni rastet në...
    Lajme29 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në think tank-un “Council on Foreign Relations” në New York ku ka folur...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Pal Lekaj ka deklaruar se premtimet e Qeverisë Kurti në fushata ishin për vota. Lekaj...
    Lajme29 Shtator 2024
    Policia ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti është martuar me një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar se palët...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Donald Trump rriti retorikën e tij përçmuese për zëvendëspresidenten Kamala Harris në një tubim të shtunën, duke pretenduar se ajo ka lindur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.