×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori Peci: Bulliqi mashtroi për sulmin fizik ashtu siç ka mashtruar për Demarkacionin

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Ish-ambasadori Lulzim Peci ka thënë se Shpejtim Bulliqi ka mashtruar për demarkacionin me Malin e Zi dhe tani, i njëjti, po mundohet të mashtrojë për sulmin fizik në Podujevë.

    Një video doli sot ku shihej Bulliqi duke shtyrë një qytetar, derisa Peci ka komentuar atë.

    “Bulliqit po duket se si demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ashtu edhe sulmi fizik ne Podujeve ju kane dukur enderr, dhe jo realitet”, ka thënë ai.

    “Si ka mashtruar atehere, ashtu eshte duke mashtruar edhe tani, por me nje dallim, tani kane dalur incizimet”, shtoi Peci.

    Shpejtim Bulliqi dje publikisht ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë pasi një qytetar e denoncoi për sulm ndaj tij në QKMF në Podujevë.

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mohuar dje se ka pasur përleshje fizike me një qytetar në ambulancën e këtij qyteti.

    Madje i pari i Podujevës ka reaguar me një shkrim në Facebook duke thënë se të gjitha pretendimet e zyrtarit të komunës për sulm fizik janë të inskenuara dhe të trilluara.

    Sidoqoftë atë e demantuan incizimet nga kamerat e sigurisë që gjatë ditës u publikuan në media.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka pritshmëri të rritjes së të hyrave ekonomike sivjet, krahasuar me vitin e kaluar. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova nuk është prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo...
    Lajme16 Shtator 2024
    Ka filluar punimet edicioni i shtatë i Konferencës së Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW 2024 - Kosovo Sustainable Development...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë. Përmes një postimi në Facebook,...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Hristijan Mickoski, vlerëson se tabela pa mbishkrimin shqip në pikën kufitare Bllacë, ishte pjesë e planit për destabilizim. ...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, i...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Profesori Bujar Dugolli tha se “kërkesat e çuditshme” të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ndaj komunitetit serb që jetojnë në Kosovë janë “mish...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret bisedimet për përdorimin e raketave me rreze të...
    Sport16 Shtator 2024
    Ilir Krasniqi ditë më parë u zyrtarizua tek skuadra ukrainase Kolos Kovalivka. Teksa sot ka luajtur ndeshjen e parë me ekipin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.