×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takoi Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE, z. Anderson

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, me të cilin diskutuan lidhur me sigurinë në institucione korrektuese dhe fushën e trajnimeve të stafit të SHKK-së në përgjithësi.

    Gjatë takimit, z. Thaçi e njoftoi z. Anderson rreth trajnimeve të stafit, punës, sfidave dhe të arriturave të SHKK-së. Tutje, e njoftoi edhe mbi menaxhimin e masave kundër pandemisë COVID-19, ku si rezultat i menaxhimit të mirë, aktualisht asnjë i burgosur nuk është i prekur nga pandemia.

    E në anën tjetër, z. Anderson e përgëzoi z. Thaçi për punën e mirë të treguar deri më tani, duke vlerësuar se SHKK gjatë kësaj periudhe ka bërë një punë të shkëlqyer, sidomos në aspektin e sigurisë dhe në atë të menaxhimit dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit me COVID – 19 në institucionet korrektuese.

    Gjatë takimit, z. Anderson shprehu gatishmërinë se OSBE shumë shpejt do të vazhdojë ta mbështes SHKK-në në fushën e trajnimeve, sidomos në ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së.

    Në fund, z. Thaçi falënderoi z. Anderson dhe OSBE-në për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë në trajnimet e stafit, të cilat trajnime kanë për qellim ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare. Kështu së paku...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një diskutim në Council on Foreign Relations, në New York. Në...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”, në të cilin raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimanzin “Bedri...
    Lajme27 Shtator 2024
    Për shkak se Instituti i Psikiatrisë Forenzike nuk ka arritur ta përfundojë ekzaminimin psikiatrik për të akuzuarin Leotrim Selimi, është anuluar seanca...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar pajisje të specializuara si donacion nga UNDP-i, të cilat thanë se do të përdoren...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova është shteti më demokratik në rajon dhe kampione kur vjen fjala për sundim të ligjit. Kështu u shpreh presidentja Vjosa Osmani...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara thanë se dy shtete afrikane duhet të bëhen anëtare të përhershme...
    Sport27 Shtator 2024
    Llapi e ka mposhtur bindshëm Suharekën në ndeshjen e Javës së shtatë të Superligës së Kosovës. Rezultati në takimin e zhvilluar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.