×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Sindikata e Infermierëve: Kërkesat tona nuk u përfillën nga Qeveria

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar për mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga Qeveria në detyrë.

    Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se edhe pse e kanë zhvilluar një takim para dy jave me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, i njëjti iu kishte premtuar edhe një takim këto ditë, të cilin sipas tyre ende nuk e ka realizuar.

    “Gjatë vitit 2020 Sindikata e infermierëve të Kosovës organizoi 3 protesta per shkak të kushteve të rënda në të cilat ndodhen infermierët. I zhvilloi 3 takime me ministrin e shëndetësisë dhe 1 takim me kryeministrin para rreth dy javësh. Ne ende jemi në pritje të një takimit që na premtoi kryeministri në detyrë para disa ditësh”, thonë nga Sindikata.

    Siç thuhet në njoftimin e tyre, Sindikata e Infermierëve ka bërë disa kërkesa për kushtet e tyre të punës, të cilat ende nuk janë realizuar.

    “Kishim shumë kërkesa, si ngritjen e pagës përmes ligjit të pagave, punësimin e 2 mijë infermierëve, pagesën e rrezikshmërisë, pagesën e orëve shtesë, pagesën e punës gjatë vikendeve, ligjin për infermierinë, ambient të sigurt për punë, por për shkak të situatës së rëndë me pandeminë, ne zgjodhëm që gjatë vitit 2020 të jetë vetëm ngritja e pagesave të ndërrimeve të natës nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro për 12 orë pune gjatë natës, që buxhetit të shtetit do t’i kushtonte vetëm 2.5 milionë euro për një vit, për të gjithë infermierët e Kosovës dhe punësimi i infermierëve të rinj. As kjo kërkesë minimale e jona nuk u përfill. Reaguam edhe për shtesat për punë gjatë pandemisë, që për ne ishin fyese, vetëm 150 euro, por kur tatimohen mbesin diku rreth 120 euro”, thuhet në  ndër të tjera në reagimin e tyre në Facebook./Front Online/

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova është shteti më demokratik në rajon dhe kampione kur vjen fjala për sundim të ligjit. Kështu u shpreh presidentja Vjosa Osmani...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvallën, kanë pritur në Konsullatën e Kosovës në Neë York, Ndihmës...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për media pas protestës së sotme të serbëve...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është takuar me presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Ajo tha se përkundër distancës mes dy...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi të dyshuar nga komuna e Gjilanit. “Policia e Kosovës,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit. Përmes një postimin...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Më shumë se 30.000 persona, shumica sirianë, janë larguar nga Libani në Siri në 72 orët e fundit, tha agjencia për refugjatë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb. Ai...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimit e ligjit për skemat pensionale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.