×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli për Mustafën: Pas 14 shkurtit ka me mbet në histori si humbësi serik më i madh i zgjedhjeve

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, lidhur me shamitë e kuqe të vendosura nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.

    Avdyli i cili garon për deputet në listën e kësaj partie, ka thënë se “ata që bërtasin më së shumti kapeni hajnin, është vet hajni”.

    Më tutje Avdyli deklaroi se Mustafa pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të mbes në histori si humbësi më i madh serik i zgjedhjeve.

    “Kur Sekretari krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës Isa Mustafa që punoi edhe një vit pas rënjes së autonomisë së Kosovës, flet për ANTIKOMUNIZEM e për shalla të kuqe, edhe atë në vitin 2021 është e gërditshme. Po flet Isë “Antikomunisti” për komunizëm që kur formua LDK ishte në anën Borislav Joviqit. Po flet për vlera demokratike ai i cili pas 14 shkurtit ka me mbet në histori si humbësi serik më i madh i zgjedhjeve , që humbi Prishtinën, Podujeven e tërë Kosovën”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Paska shkretu prap Isa .Zakonisht ata që bërtasin më së shumti -KAPENI HAJNIN, është vetë Hajni. Është rregull e pashkruar që antikomunisti më i rrezikshëm zakonisht është ish-komunisti. Kur Sekretari krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës Isa Mustafa që punoi edhe një vit pas rënjes së autonomisë së Kosovës, flet për ANTIKOMUNIZEM e për shalla të kuqe, edhe atë në vitin 2021 është e gërditshme. Po flet Isë “Antikomunisti” për komunizëm që kur formua LDK ishte në anën Borislav Joviqit. Po flet për vlera demokratike ai i cili pas 14 shkurtit ka me mbet në histori si humbësi serik më i madh i zgjedhjeve , që humbi Prishtinën, Podujeven e tërë Kosovën. Ky që LDK-në e ka shëndrru në Lidhje ,por demokratiken e ka shkatërru në atë parti. Po flet Isë “Rugovisti” që ia ndaloi financat Rugovës e themelonte parti me Bukoshistat për ta dobësuar Rugovën. Po flet ai i cili zgjohej jerm dhe shkarkonte me emaila kolegët nga partia si askush më parë vetëm pse spajtoheshim me veprimet e tij shkatërruese në mes pandemisë. Ndryshimi i madh që do ndodh me 14 shkurt ka me ia trondit themelet krejt kriminelevëve të veshur në petkun e politikanëve, prandaj kanë arsye me u shqetësua Isa dhe shokët e tij në Partitë tjera që ka bashkëqeverisë e kanë abuzuar me pushtetin për interesa klanore.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Arben Jashari, Mustafë Vitija, Hajdar Jashari,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare”...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Lajme11 Shtator 2024
    Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Përmes...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij në Qeveri kryeparlamentaren e re të Shqipërisë, Elisa Spiropali....
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka falënderuar kosovarët që u kanë qëndruar afër në sulmin e 11 shtatorit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.