Gazetari Parim Olluri në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se Ramush Haradinaj ka më shumë kredenciale për të qenë në postin e presidentit të Kosovës sesa Vjosa osmani.
Kjo pasi, siç shtoi gazetari Olluri, Haradinaj nuk është lehtë i manipulueshëm për dallim me ushtruesen aktuale të detyrës së Presidentit Vjosa Osmani.
“Në vlerësimin tim nëse i krahasojmë Vjosa Osmanin dhe Rramush Haradinajn, shihet qartë që Haradinaj e ka më të vështirë të manipulohet, ka kredenciale më të mëdha për të qenë president i vendit se sa Vjosa Osmani sepse ne e pamë edhe publikisht që Vjosa Osmani është deklaruar haptazi që manipulohet lehtë nga njerëzit që e rrethojnë”, tha gazetari Parim Olluri për dy kandidatët për garën e pozitës së Presidentit të Kosovës.