×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania del kundër vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Gjermania ka treguar edhe zyrtarisht se nuk i qëndron krah Kosovës në vendosjen e Ambasadës kosovare në Jerusalem.

    Qëndrimin për këtë e kanë dhënë shkurt e qartë nga zyra e Kancelares Angela Merkel, njofton Klan Kosova.

    ”Qeveria e Gjermanisë e përgëzon Kosovën për njohjen nga Izraeli. Në të njëjtën kohë ne e sjellim në vëmendje qëndrimin unik që e ka Bashkimi Europian në lidhje me kryeqytetin e Izraelit dhe për këtë arsye të gjitha ambasadat e BE-së janë të vendosura në Tel Aviv”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë nga Berlini.

    BE-ja brenda vetes ka një problem të madh në raport me Prishtinës zyrtare.

    Nga 27 vende anëtare pesë prej tyre nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur e sovran.

    Faruk Ajeti nga Instituti Austriak për marrëdhënie ndërkombëtare në Vjenë, thekson se vendet aspirante për anëtarësim në BE duhet të përshtatin politikat e tyre të jashtme me ato të Brukselit.

    Por, sipas tij Europa në krejt këtë histori po tregon standarde të dyfishta karshi Kosovës kjo pasi që një vend i vogël siç është ajo nuk mund të ketë aq ndikim në skenën ndërkombëtare.

    Njohja Kosovë-Izrael është derivat i zotimeve të nënshkruara për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Nga një aksioni antidrogë në Pejë sot është sekuestruar mbi një ton drogë, me vlerë rreth 5 milionë euro. Klan Kosova ka...
    Lajme27 Shtator 2024
    Universiteti i Prishtinës është bërë me ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm. Në mbledhjen e jashtëzakonshme që ka mbajtur të premten Këshilli...
    Kronika27 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet Sh.K., për 48 orë....
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka udhëtuar në Kosovë për të parë rindërtimin e burgut që qeveria daneze ka marrë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua dje në New York me Kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai. Palët u takuan...
    Lajme27 Shtator 2024
    Pos në fusha të tjera, gratë kosovare nuk duket që mbeten shumë prapa as në fushën e biznesit. Në një panair që...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD-së, Ervin Salinaji....
    Lajme27 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka folur në lidhje me masat që i janë vendosur Kosovës tash e një vit...
    Lajme27 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se ka kohë që po tentohet të ngadalësohen veprimet e institucioneve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.