×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora kanë arritur në Kosovë

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora kanë arritur tashmë në Kosovë, prej të cilave mbi 2 mijë janë dërguar me postë të shpejt(DHL) dhe më shumë se 5 mijë të tjera janë dërguar përmes Postës së Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi organizata GERMIN.

    “GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e arritjes dhe pranimit të pakove me fletëvotime nga jashtë nga KQZ. Sot (9 shkurt 2021) kanë arritur gjithsej 7,612 pako, prej të cilave 2,157 përmes postës së shpejtë “DHL Express” dhe 5,455 nga shërbimet tjera postare përmes Postës së Kosovës (kutia postare 351)”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Ndryshe, përmes Avokatit të Popullit, organizata GERMIN, po synon që të hap një rast në Gjykatën Kushtetuese për parregullsitë në lidhje me votat e diasporës gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

    Lirim Krasniqi, nga kjo organizatë gjatë një interviste për “Përballje” me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, kishte njoftuar se janë duke u përgatitur të lansojnë një email të veçantë ku përmes një formulari të gjithë votuesit jashtë vendit do të mund të paraqesin ankesat e tyre në lidhje me procesin e zgjedhjeve.

    Ky email tashmë është publik për qytetarët të cilët kanë aplikuar për regjistrim për votim nga jashtë Kosovës dhe besojnë që i plotësojnë të gjitha kriteret juridike për të votuar, por aplikacioni i tyrë është refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

    “Në bashkëpunim me zyrën ligjore “Hodaj & Partners”, ne do t’i mbledhim të gjitha dëshmitë për cënimin e të drejtës së votës ndaj qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe do të paraqesim një rast pranë Avokatit të Popullit, përmes së cilit synojnë të ngrisim çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e GERMIN.

    https://www.facebook.com/GerminKS/photos/a.1774118032862269/2899949680279093/?type=3

    https://www.facebook.com/GerminKS/posts/2900025923604802

     

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Mungesa e deputetëve të mazhorancës duke pamundësuar fillimisht kuorumin ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së...
    Lajme27 Shtator 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vizitës së Ministrit danez të Drejtësisë, Peter Hummelgaard....
    Të tjera
    Vip27 Shtator 2024
    Shumë artistë ishin të ftuar në dasmën e Shkenda Dubovës. Ajo mbrëmë kurorëzoi dashurinë e saj me një dasmë madhështore. Por, pati...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kapet një 55-vjeçar i cili ishte dënuar me 1 vit burg për dhunë në familje në Tiranë. 55-vjeçari ishte shpallur në kërkim...
    Lajme27 Shtator 2024
    Richard Grenell, ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë administratës së Donald Trump, foli para...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdimisht ka realizuar takime mjaft të rëndësishme....
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka udhëtuar në Kosovë për të parë rindërtimin e burgut që qeveria daneze ka marrë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua dje në New York me Kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai. Palët u takuan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.