×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Ramiz Lladrovci dhe kolegët e tjerë më japin kurajo për të kaluar problemet shëndetësore

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala përmes një postimi në Facebook ka dërguar të fala dhe falënderime gjithë kolegëve nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, e në theks të veçantë kryetarit të Komunës, z. Ramiz Lladrovci dhe kryetarit të degës, z. Sejdi Hoxha.

    Në pamundësi për të qenë i pranishëm vet, si shkak i gjendjes shëndetësore Shala përgëzoi kolegët e tij të cilët po e vazhdojnë agjendën zgjedhore.

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq,
    Këtë mëngjes dua t’u dërgojë të fala dhe falënderime të përzemërta gjithë kolegëve nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, me theks të veçantë kryetarit të Komunës, z. Ramiz Lladrovci dhe kryetarit të Degës, z. Sejdi Hoxha, të cilët, në pamundësi për të qenë vet, po e vazhdojnë agjendën zgjedhore edhe në emrin tim.

    Kur po e shoh se si z. Ramiz Lladrovci i bartë simbolet e mia kudo nëpër aktivitetet elektorale, unë marrë fuqi dhe kurajë për t’i përballuar edhe më me kurajë shqetësimet shëndetësore që i kam këtyre ditëve.

    Falënderimet e mia këtë mëngjes shkojnë edhe për të gjithë kolegët tjerë kandidatë për deputetë: për z. Sejdi Hoxha (nr.35), për z. Ardian Kastrati (nr.32), për z. Petrit Hajdari (nr.70), për znj. Shqipe Zogu (nr.60), për znj. Hyrije Xhemajli (nr.54), për znj. Besa Çeku – Buçinca (nr.48), për z. Fatmir Dugolli (nr.89), për z. Arben Dautaj (nr.79), si dhe për të gjithë aktivistët e palodhur të partisë tonë në Drenas.

    Vetëm një parti si PDK-ja, e cila është trashëgimtarja më e denjë e vlerave të demokracisë autentike si dhe e vlerave më sublime njerëzore e kombëtare të popullit tonë, di të jetë kaq e bashkuar dhe shëmbëlltyrë e solidaritetit edhe në ditët si këto.

    Nga këtu, unë Ferat Shala, ju dërgojë përqafime vëllazërore!

    Ju paça përgjithmonë!

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Një gjykatë ka urdhëruar dy gra që t’i paguajnë 8 mijë euro dëmshpërblim zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, pasi bëri...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e ri-kandidimit të tij edhe për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Flamur Kabashi, monitorues ligjor në Institucionin e Kosovës për Drejtësi ka folur për “Front Online” lidhur me aktakuzën e 45 personave të dyshuar për sulmin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Zyra e Kryeministrit ka bërë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot Policia e Kosovës zhvilloi aksion në veri të Kosovës, ku u krye bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq. Sipas...
    Lajme12 Shtator 2024
    Një  sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it dyshohet të ketë ndodhur dje. Sinjali raporton se bazuar në dyshimet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.