×
  • Lajme
  • Lajme

    RrGK përkrah protestën e sotme në Prizren: Drejtësi për secilën grua të vrarë

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se vrasja dhe dhuna ndaj grave po vazhdojnë të mos marrin dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë.

    Madje, kjo edhe pse janë bërë të gjitha ndryshimet në kornizën ligjore, e së fundi, gjatë vitit 2020 edhe futja e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës, e cila kërkon dënime meritore për ushtruesit e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

    Sipas këtij Rrjeti, Kosova ende po dështon të ndëshkojë vrasësit e grave.

    Së fundi, më 3 shkurt 2021, Gjykata Themelore e Prizrenit e dënoi me 15 vjet burgim Ilir Haxhiajn, i cili në vitin 2019 e rrahu dhe e vrau bashkëshorten e tij, Hatije Dinën. Ai u dënua për veprën “lëndim i rëndë trupor”.

    Për ta kundërshtuar këtë vendim, dhe për t’i ‘rikujtuar’ Gjykatës Themelore të Prizrenit se ky “lëndim trupor” i mori jetën Hatije Dinës, nën organizimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, dhjetra aktivistë protestuan sot me fillim nga ora 12:00, para Gjykatës Themelore të Prizrenit.

    Duke përkrahur këtë protestë, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) vlerëson se klasifikimi dhe dënimi i Ilir Haxhiajt me veprën “Lëndim i Rëndë Trupor” është krejtësisht i padrejtë dhe në kundërshtim me kornizën ligjore në vend.

    Presim që zëri i këtyre aktivistëve që protestuan sot, të arrijë te Gjykata e Apelit, në mënyrë që ata ta shpallin të pavlefshëm këtë dënim të dhënë nga Gjykata Themelore në Prizren.

    Gjithashtu, RrGK përmes kësaj kumtese njofton se do të monitorojë për së afërmi ecurinë e këtij procesi gjyqësor.

    “Drejtësi për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë”, thuhet nga RrGK.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është bosi i bandave kriminale që vepronin në veri të Kosovës,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në intervistën për Ditari Kosova në A2 CNN foli edhe për incizimin që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Tri aksidente u raprtouan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ndodhi në afërsi të “Menzës së Studentëve”, i dyti tek...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani nga New York, ku këto ditë ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të aktiviteteve që mbahen paralel me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard ka vizituar edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Lajmin është...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Shqipëria i është bashkuar 30 vendeve për të miratuar Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës. Deklarata rikonfirmon...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se brenda kësaj partie ka unitet dhe gëzon mbështetje pa rezerva për kandidaturën e...
    Sport26 Shtator 2024
    FIFA do të vlerësojë javën e ardhshme nëse do ta ndalojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar në mes të luftës në vazhdim. Një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.