×
  • Lajme
  • Lajme

    EPIK: Kosova humb 7.5 milionë euro të fondeve të BE-së

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Kosova ka humbur 7.5 milionë euro të fondeve të BE-së, si rezultat i mos zbatimit të indikatorëve që lidhen me reformat në administratën publike.

    Sipas një komunikatë të Institutit EPIK në vitin 2018 Kosova ka pasur të përmbush dymbëdhjetë indikatorë, në vitin 2019 njëmbëdhjetë indikatorë dhe në vitin 2020 dhjetë indikatorë.

    Komunikata e plotë:

    Në dhjetor 2017, Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen e Financimit për Programin e Veprimit për Kosovën për vitin 2016 – Pjesa II – Mbështetja Sektoriale Buxhetore.

    Në kuadër të kësaj marrëveshje, Kosova ka marr për obligim që të zbatoj reformat në fushën e administratës publike, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe Agjendën Evropiane të Reformave (ERA), drejt krijimit të një administrate publike të pavarur, profesionale dhe në shërbim të qytetarit.

    Institucioni përgjegjës për koordinimin e zbatimit të marrëveshjes është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

    Sipas marrëveshjes, institucionet e Kosovës u zotuan se gjatë 2018-2020 do të zbatojnë 8 reforma në fushën e administratës publike, të cilat do të vlerësohen me anë të 33 indikatorëve.

    Ndërsa, në anën tjetër Bashkimi Evropian u zotua se zbatimin e reformave të dakorduara do të shpërblej me €22 milion të mbështetjes direkte buxhetore, përmes katër transheve financiare në vlerë prej €5.5 milion secila.

    Thënë ndryshe, institucionet e Kosovës përmes zbatimit të këtyre reformave do të fitonin një injektim financiar në vlerë prej €22 milion të cilin do të mund të orientonin për përkrahjen financiare të bizneseve, ofrimin e bursave për studentet, ndërtimin e shkollave, spitaleve apo çfarëdo shërbimi tjetër publik në të mirën e qytetarëve.

    Në vitin 2018 Kosova ka pasur të përmbush dymbëdhjetë indikatorë, në vitin 2019 njëmbëdhjetë indikatorë dhe në vitin 2020 dhjetë indikatorë. Gjatë gjithë kësaj kohe, institucionet e Kosovës është dashur po ashtu të sigurojnë në vazhdimësi përmbushjen e katër parakushteve.Në këtë kontekst, transhi i parë prej €5.5 milion nuk ka qenë i kushtëzuar me indikatorë, dhe rrjedhimisht është zbatuar në tërësi.

    Transhi i dytë është zbatuar në vlerë prej €3.11 milion pasi që institucionet e Kosovës kishin përmbushur 7 nga 12 indikatorë variabil. Transhi i tretë është zbatuar në vlerë prej vetëm €0.42 milion pasi që institucionet e Kosovës kishin përmbushur vetëm 1 nga 11 indikatorë variabil.

    Transhi i katërt është shtyrë për vitin 2021 për shkak të efekteve të pandemisë.

    Pra sipas marrëveshjes deri më sot, institucionet e Kosovës është dashur të zbatojnë 23 reforma specifike dhe të fitojnë €16.5 milion përkrahje drejtpërdrejt buxhetore nga fondet e BE-së.

    Në vend të kësaj, institucionet kanë zbatuar vetëm 8 reforma specifike dhe kanë fituar €9.03 milion, duke humbur kështu €7.47 milion nga fondet e BE-së.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është bosi i bandave kriminale që vepronin në veri të Kosovës,...
    Lajme26 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në intervistën për Ditari Kosova në A2 CNN foli edhe për incizimin që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Tri aksidente u raprtouan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ndodhi në afërsi të “Menzës së Studentëve”, i dyti tek...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani nga New York, ku këto ditë ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të aktiviteteve që mbahen paralel me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard ka vizituar edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Lajmin është...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Shqipëria i është bashkuar 30 vendeve për të miratuar Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës. Deklarata rikonfirmon...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se brenda kësaj partie ka unitet dhe gëzon mbështetje pa rezerva për kandidaturën e...
    Sport26 Shtator 2024
    FIFA do të vlerësojë javën e ardhshme nëse do ta ndalojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar në mes të luftës në vazhdim. Një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.