×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti tregon masat e reja që janë marrë sot kundër përhapjes së Covid-19

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sot ka kërkuar nga të gjitha palët përgjegjese që janë të përfshira në luftën kundër Covid-19, të ndërmarrin menjëherë masa të reja.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se që nga 11 nëntori kur janë marrë masat e reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19, këto të fundit kanë dhënë rezultat, përcjell FrontOnline.

    Sipas tij, tani kur jemi në prag të festave të fundvitit, jemi para nnë rreziku të përhapjes së infeksionit.

    Postimi i tij i plotë:

    SITUATA DHE KOORDINIMI PËR MASAT ANTI-COVID

    Kemi bërë analizën e ndikimit të masave anti-covid që i kemi marrë më 11 nëntor, të cilat padyshim se kanë dhënë rezultat. Kategorizimi i komunave iu ka ndihmuar qytetarëve dhe shtabeve lokale për të menaxhuar situatën dhe për ndërmarrjen e veprimeve për të përmirësuar kategorizimin e komunës së tyre.

    Tani, në prag të festave, jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve që ndodhin në kohë festash. Të gjithë po e shohim trendin në rritje në BE dhe rajon, ku disa vende janë mbyllur plotësisht. Kjo nënkupton se për disa javë edhe tek ne rastet do të rriten.

    Prandaj, me propozim të IKSHP-së dhe në konsultim të gjerë, Ministri i Shëndetësisë do të propozojë së shpejti masat shtesë. Masat do të ndërmerren në konsultim edhe me komunat, shoqatat e bizneseve, grupet e ndryshme, si dhe partnerët dhe organizatat ndërkombëtare që po na ndihmojnë në menaxhimin e situatës. Nga muajt e verës, ne jemi duke kryer konsultime javore me partnerët dhe organizatat relevante ndërkombëtare, ku çdo të premte e vlerësojmë situatën dhe marrim rekomandime nga ta.

    Në ndërkohë, kam kërkuar që sot menjëherë të ndërmerren masat në vijim:

    – Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim.

    – Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkërendim me komunat, të urdhërojë menjëherë të gjitha shkollat të ndalojnë çfarëdo organizimi apo ekskursioni të nxënësve apo arsimtarëve.

    – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për ngjarjet sportive e kulturore, të cilat mund të zhvillohen vetëm sipas udhëzimeve të parapara në manualin për mbrojtje nga covid19. Një komision do të funksionojnë brenda ministrisë për miratimin e ngjarjeve të tilla.

    – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me AVUK-un, të inspektojë zbatimin e masave me mbështetje të policisë.

    – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes ambasadave tona të njoftojë  bashkatdhetarët për masat që janë në fuqi në Kosovë, si dhe kërkesat e vendeve përkatëse kur bashkatdhetarët të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

    – Ministria e Shëndetësisë të mbajë konferencën e rregullt me medie për të informuar qytetarët me gjendjen dhe masat që duhet respektuar, në veçanti masat që do të ndërmerren për fundvit.

    Në anën tjetër, Ministri Zemaj po punon shumë në sigurimin e vaksinës me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi borxhli përgjithmonë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë.

    Unë i ftoj të gjithë qytetarët të kenë kujdes maksimal në javët në vijim, kur virusi mund të përhapet masivisht.

    Le të përgatitemi për festë në familjet tona. Të evitojmë çfarëdo ngjarje ku ka grumbullim të njerëzve. Të ruajmë nga virusi prindërit tanë, të moshuarit, ata me shëndet të dobët, të sëmurët kronik. Të ndihmojmë mjekët dhe infermierët tanë të mos kenë ngarkesë, në mënyrë që të festojnë edhe ata me familjet e tyre.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Sot është dita e tretë e festivalit të vjeljes së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”. “08:00-19:00- Dita e tretë e festivalit të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës...
    Lajme08 Shtator 2024
    Në Kosovë të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperatura minimale do të jetë nga 14 gradë Celsius deri...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar vitin 2006 kur Lëvizja Vetëvendosje e cilësonte Ibrahim Rugovën si...
    Lajme07 Shtator 2024
    Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinit nuk...
    Sport07 Shtator 2024
    Ardian Ismajli i ka barazuar shifrat në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës, 1:1. Mbrojtësi...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.