×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri serb: Kur Biden të hyjë në Shtëpi të Bardhë, pres presion të madh për Vuçiqin që ta njohë Kosovën

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik në Serbi, Nenad Popoviç thotë se ai pret presion të fortë ndaj Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq mbi Kosovën, kur Joseph Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë.

    Një një interevsitë, ministri serb tha se Perëndimi do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës para se Serbia të bashkohet me Bashkimin Evropian, raportojnë mediat serbe.

    Popoviç nuk përjashton mundësinë që Madeleine Albright, të jetë pjesë e administratës së Biden për ta mbështetur Kosovën, por ai thotë se është i bindur se Serbia do të jetë në gjendje t’i përgjigjet presionit dhe kështu të mbrojë interesat e saj kombëtare dhe pozicionin ndërkombëtar.

    “Nuk është më e njëjta kohë me vitet 1990, kur ata vendosën sanksione dhe bombarduan Serbinë. As Serbianuk  është e njëjtë, as pozicioni ynë ndërkombëtar nuk është i njëjtë, as bota nuk është e njëjtë. Unë mendoj se Serbia sot është në një pozitë me forcën e saj ekonomike dhe ndërkombëtare partneritetet ruajnë interesat e saj shtetërorë dhe kombëtarë, “tha Popoviç në një intervistë me Novosti.

    Që kur Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë, zyrtarë politikë serbë deklaruan se Biden është pro Kosovës.

    Madje në urimin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia dërgoi Joe Biden, i tha se shpresonte që të vazhdonte bashkëpunim të njëjtë sikur me ish-presidentin Donald Trump.

    Kujtojmë që Biden gjithmonë thoshte se Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme dhe Kosova e pandashme.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protest për të premten nga ora 13:00 në shenjë solidariteti me punëtoret teknike të...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi sot kanë takuar përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara. “Në një...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ka punuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka potencuar se problemi...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se të gjithë zyrtarët që mbajnë pozita si “ushtrues detyre”, nga sot janë jofunksional. Kjo...
    Vip18 Shtator 2024
    Dj Dagz është një personazhet shumë të dashura për mediat rozë. Jeta e tij private nga martesa me Einxhel Shkirën, u bë...
    Sport18 Shtator 2024
    Drita dhe Malisheva do të zhvillojnë sot takimin e mbetur nga xhiroja e parë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll....
    Sport18 Shtator 2024
    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa sfida interesante. Sikurse natën e mbrëmshme edhe sonte do të zhvillohen gjashtë sfida të...
    Sport18 Shtator 2024
    Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk (37), u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Starton konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5). Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.