×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet oficeri korrektues, e kishte fshehur telefonin në kuletë për t’ia dërguar një të burgosuri

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se oficerët korrektues sot kanë arritur që ta parandalojnë futjen e kontrabandës brenda burgut të Dubravës.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK-ja ka bërë me dije se oficerët korrektues gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës kanë hetuar se H.L  oficer korrektues në QK Dubravë,  kishte të fshehur në kuleten tij një telefon mobil, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës.

    Pas këtij veprimi, i dyshuari është suspenduar nga puna.

    “Me të hetuar kete veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç,rast kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.

    Komunikata e plotë:

    Sot rreth orës ‪07:40 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

    Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se H.L oficer korrektues në QK Dubravë, kishte të fshehur në kuleten tij një telefon mobil, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendres. I njëjti, për veprime të tilla ishte duke u hetuar për një kohë të gjatë.

    Me të hetuar kete veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç,rast kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

    Vetem brenda pak ditësh SHKK ka kapur dy zyrtarë duke tentuar të fusin kontraband brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla./FrontOnline/

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.