×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 11 mijë raste aktive me Covid-19

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive që nga paraqitja e Covid-19 në Kosovë është 48.337 dhe 1.240 raste të vdekjes.

    Sipas institutit, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.442 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 385 raste pozitive.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.790 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.307.

    “Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (80, 73 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Graçanicë 1 rast (73 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.790 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.307. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste, Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste, Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim./FrontOnline/

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook i ka përmbledhur aktivitetet ditore të zhvilluar sot në veri. Kurti me...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia...
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tashmë janë bërë 12...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.