Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se, sot ka marr një vendim që çdo person që hedh fishekzjarre në hapësirat publike, do të dënohet me nga 100 euro.
Në vendim, komuna u ndalon shitjen e këtyre mjeteve personave që nuk kanë licencë.
Po ashtu, me këtë vendim ndalohet përdorimi i ndezjes së fishekzjarrëve në hapësira publike dhe zona të banuara përveç me datën 31 dhjetor nga ora 23:00 deri në 01:00.
Sipas vendimit, kushdo që nuk e respekton këtë vendim, do të gjobitet me 100 euro.
Ndryshe, edhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është ndaluar përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.
Sipas urdhëresës së nxjerrë, Ahmeti thotë se kushdo që vepron kundër do të gjobitet në shumën prej 100 eurosh.