Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 18:30, në Prishtinë, saktësisht në filialin e një banke,shkruan Front Online.
Grabitja është kryer në rrugën “Eqrem Çabej” dhe sipas policisë janë dy persona të dyshuar për këtë rast.
Këtë për Front Online e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. Borovci ka thënë se dy persona e dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur para nga një arkë.
Ndërsa, policia ende është duke vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash.”. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka thënë ai./FrontOnline/