Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i është kundërpërgjigjur deklaratave të u.d së Presidentit, Vjosa Osmanit, e cila kishte thënë se ajo do të fillojë t’i lë anash dallimet ideologjike me Kurtin.
Ndërsa tani Bytyçi e pyet se kur kanë egzistuar dallime të tilla në mes tyre duke shtuar se Osmani kishte qenë zëdhënësja më e zëshme e pikëpamjeve të Kurtit në këto pesë vitet e fundit në politikë.
Po ashtu ai tha se Kurti e kishte bërë “kurban” Glauk Konjufcën për ta shpërblyer Osmanin me pozitën e kryetares së Kuvendit.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani paska deklaruar se do t’i le anasha dallimet IDEOLOGJIKE me Albin Kurtin!!!
Pse kure kane egzistuar dallime te tilla ne mes tyre?
Sa e mbaj mend znj. Osmani ka qene zedhenesja me e zeshme e pikepamjeve te z. Kurti ne keto pese vitet e fundit ne politike. Nga kauza e rrejshem e demarkacionit e deri tek sulmet ndaj partise se saj te dikurshme, znj. Osmani ka dalluar nga z. Kurti vetem nga personaliteti i jashtem. Kuptohet per kete qasje z. Kurti e kishte shperblyer znj. Osmani me poziten e Kryetares se Kuvendit duke e bere “kurban” Glauk Konjufcen.
Ndersa znj. Osmani duke u munduar qe te aktroj rolin e Presidentes po e shperfille ne maksimum institucionin me te larte te vendit, at te Kuvendit te Republikes se Kosoves.