×
  • Lajme
  • Lajme

    Qendrës për COVID-19 në Podujevë i shtohen 7 shtretër dhe 2 bombola të oksigjenit

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Qendrës për trajtimin e të prekurve me COVID-19 në Podujevë i janë shtuar 7 shtretër dhe dy bombola të oksigjenit. Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të Komunës së Podujevës, kjo qendër është pajisur edhe me medikamente të nevojshme mjekësore.

    “Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Egzona Mustafa, ka vizituar sot Qendrën për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, ku janë shtuar kapacitetet kësaj qendre edhe me shtatë shtretër dhe dy bombola me oksigjen”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Sipas Bulliqit, kjo qendër tash ka një hapësirë dhe ambient më të përshtatshëm për pacientët dhe stafin mjekësor.

    “Krahas katër shtretërve që kishte për trajtimin e pacientëve me Covid-19, tashmë i janë shtuar edhe shtatë të tjerë, duke çuar në 11 numrin e tyre. Gjithashtu, Qendra për trajtimin e pacientëve me Covid-19 është pajisur edhe me dy bombola të tjera të oksigjenit dhe janë siguruar edhe medikamente mjekësore të nevojshme”, thuhet tutje./FrontOnline/

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Prindërit e nxënësve të klasës së dytë, paralelja e katërt, në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, kanë vendosur të mos i dërgojnë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shpeshtuar vizitat në Kosovë. Sot, ai njoftoi se ishte në Pejë për një “aktivitet shumë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Që nga fillimi i qeverisjes Kurti II, u është premtuar pensionistëve të vendit se do të kenë rritje. E, si duket kjo...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë “të zbatojnë shpejtë” marrëveshjet për armët...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka vizituar një familje në Pestovë të Vushtrrisë, si...
    Lajme15 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të enjte, me 19 shtator, liderët e shteteve të Ballkanit...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por se nuk vendos për shpejtësinë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Arsim, nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka folur për Front Online lidhur me premtimin e VV-së...
    Lajme15 Shtator 2024
    Gjashtë të akuzuarve për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë protestave të 2015-ës, ish-asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.