×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani viziton nesër Shqipërinë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, mbushet me flamuj të të dyja vendeve

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Ushtruesja e detyrës së  Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë ditës së nesërme do të vizitojë Shqipërinë.

    Me këtë rast, Osmani do të ketë një sërë takimesh me krerët e vendit.

    Fillimisht do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Ilir Meta, ku më pas do të zhvillojë takim dhe në fund do kenë konferencë të përbashkët për media.

    Ajo, do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, dhe ish-presidentin Sali Berisha.

    Tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë vizitë, me ç’rast në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  në Tiranë janë vendosur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pritjen e u.d presidentes Vjosa Osmani./FrontOnline/

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me punën e dy kompanive...
    Lajme14 Shtator 2024
    Riga shiu pritet të paraqiten gjatë natës dhe orëve të mëngjesit të ditës së shtunë. Nga mesdita nga pjesë qëndrore e veriore,...
    Lajme14 Shtator 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar mbrëmë një video me pamje nga veriu i vendit. Një pjesë e pamjeve janë nga vizita e fundit...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën....
    Vip13 Shtator 2024
    Pas propozimit për martesë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Mbrëmjen e sotme artisja ka ndarë foto dhe...
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.