Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në një takim përfaqësuesin e KFOR-it nga LMT në Podujevë, toger Kovacs Karoly, të cilin e ka informuar për situatën e përgjithshme në këtë komunë.
I pari i Podujevës tha se vlerëson lart rolin dhe angazhimin e KFOR-it, si faktor kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Ai po ashtu tha se do të vazhdojë të kultivojë raporte korrekte dhe bashkëpunim të mirë me KFOR-in.
Ndërsa, përfaqësuesi i KFOR-it, togeri Karoly u shpreh i kënaqur me gjendjen e sigurisë në komunën e Podujevës. Duke folur për rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, ai tha se KFOR-i është institucioni i tretë i sigurisë.
Kryetari Bulliqi dhe përfaqësuesi i KFOR-it shprehën gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë, njofton Komuna e Podujevës.