×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri takon ambasadorin e BE-së, flasin për zbatimin e reformave shtetërore dhe luftën kundër korrupsionit

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahir ka takuar sot ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, me të cilin ka diskutuar për zbatimin e reformave shtetërore dhe luftën kundër korrupsionit.

    Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili u votua ditë më parë në Kuvendin.

    “Theksova se pas një të pune të gjatë dhe serioze në Projektligjin për Qeverinë, ku do të përfshihen rekomandimet e Komisionit, sigurohemi që të kemi një Projektligj të standardit më të lartë perëndimor”, ka shkruar ai.


    Postimi i plotë:

    Me Ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, diskutuam për ecurinë e zbatimit të reformave shtetërore
    Në takimin e përbashkët me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš Szunyog, sot kisha kënaqësinë të diskutojmë lidhur me ecurinë e zbatimit të reformave shtetërore në Kosovë.
    Gjatë takimi e informova Ambasadorin në lidhje me procesin e finalizimit të Ligjit për Qeverisë pas opinionit të Komisionit të Venedikut, duke konsultuar Zyrën e BE-së dhe akterët e nevojshëm për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venedikut. Theksova se pas një të pune të gjatë dhe serioze në Projektligjin për Qeverinë, ku do të përfshihen rekomandimet e Komisionit, sigurohemi që të kemi një Projektligj të standardit më të lartë perëndimor.
    Po ashtu, diskutuam edhe për luftën kundër korrupsionit, lidhur me këtë e informova Ambasadorin se këto ditë do të procedojmë për miratim Strategjinë Kundër Korrupsionit, e cila së bashku me përpjekjet tjera për avancimin e politikave dhe legjislacionit përbënë një qasje të koordinuar për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
    Gjithashtu, diskutuam edhe për reformën e administratës publike, përkatësisht zbatimin e Programit për Reduktimin e Barrës Administrative, Ligjin për Zyrtarët Publik dhe reformën e inspektimeve.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në lidhje me vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke vuajtur për investime të huaja direkte dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.