×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Paralajmëron protesta nëse nuk paguhen punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit nëpër spitale e QKMF

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Rreth dy mijë punëtorë teknikë të spitaleve të Kosovës që nga dita e hënë kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë pagesa shtesë nga Qeveria e Kosovës.

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit edhe sot po vazhdojnë grevën nëpër Qendrat e Mjekësive Familjare.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se janë të vendosur që të vazhdojnë grevën derisa Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës të plotësojnë kërkesat e tyre për këta punëtorë.

    Azemi në një konferencë për media të mbajtur sot tha se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Qeveria për përfshirjen e tyre në pakon për rimëkëmbje ekonomike, ani pse gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se do të shohin mundësitë buxhetore dhe gjatë ditës së sotme do t’i njoftojnë për vendimin e marrë.

    E nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje dhe punëtorët nuk do të paguhen atëherë, Azemi paralajmëron edhe protesta.

    Ndërsa thotë se në rast se nuk ka asnjë marrëveshje, dhe nuk paguhen këta punëtorë, do të ketë edhe protesta.

    Azemi: Do të vazhdoj greva

    “Ne sipas marrëveshjes dje që kemi pasur me ministrin Zemaj dhe drejtorin e ShSKUK-së, që së paku deri sot në mesditë të dalim me një qëndrim përfundimtarë se si do të bëhet bartja e mjeteve. Deri më tani nuk kemi një informacion nga ta, dhe nuk e dimë se pse. Andaj ne në bazë të vendimeve që kemi do të vazhdojmë në grevë derisa të vijmë në një përfundim të marrëveshjes, pasi që nuk e dimë se pse është shtyrë kjo marrëveshje”, deklaroi Azemi.

    Sipas Azemit gjendja nëpër spitale është rënduar dhe se punëtorët kanë refuzuar që të pastrojnë ambientet e spitaleve.

    Azemi: Punëtorët po refuzojnë të pastrojnë

    “Në disa spitale gjendja është shumë alarmante edhe përkundër propozimeve tona që së paku të bëhet një pastrim i ambienteve, ata neve na refuzojnë sepse thonë se duan t’i respektojnë rregullat e ligjit mbi grevën dhe shpresojmë që shumë shpejt të vetëdijesohen akterët që janë të kyçur dhe të përfundojmë këtë proces sa më shpejt”, thotë ai.

    Tutje ai tha se nuk arrihet ndonjë marrëveshje për përfshirjen e këtyre punëtorëve në pako për rimëkëmbje, atëherë do t’i barrakadojnë institucionet.

    Azemi: Do të barrikadohen institucionet shëndetësore

    “Kjo javë duhet të shkoj kështu, dhe në fund të javës duhet të thirret këshilli i përgjithshëm… Versioni i parë do të jetë barrikadimi në institucionet shëndetësore, fatkeqësisht edhe sot jemi duke ardhur deri te ajo. E dyta është protesta.. sepse këta punëtorë duhet të paguhen, qysh e ka pranuar edhe Ministri i Shëndetësisë dhe organet relevante”, ka thënë Azemi

    Azemi ka thënë se një kompani që kryen shërbime në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare, ka bërë presion tek punëtorët ku iu ka lëshuar njoftim se për çdo ditë të humbur do t’u hiqet punëtorëve nga 20 euro nga paga e tyre.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.