×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmon kryetari i SBASHK: Në gjysmëvjetorin e dytë nuk do të ketë pushim pranveror

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Kanë mbetur edhe katër ditë që të përfundojë gjysmëvjetori i parë.Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që ky gjysmëvjetor të përfundojë më herët për shkak të pandemisë COVID-19.Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) Rrahman Jasharaj, tha se planprogrami është realizuar në një masë të konsiderueshme.

    “Planprogrami mund të jetë realizuar në një masë të konsiderueshme, pasi që në fillim kur është planifikuar është shkurtuar pak përmbajtja e planprogramit dhe besoj që mësimdhënësit brenda mundësive kanë arritur të realizojnë një pjesë të madhe të planprogramit”, tha Jasharaj për Telegrafin.Sa i përket orëve të humbura mësimore, Jasharaj thotë se është propozuar që pushim pranveror të mos ketë dhe që fundi i vitit të zgjatet.
    “Është propozuar dhe palët mbase janë pajtuar që me fillim të gjysmëvjetorit të dytë, pushim pranveror të mos ketë, por të jetë proces mësimor, mbase do të zgjatet vitit shkollor për ndonjë ditë. SBASHK përkrah çdo angazhim në marrëveshje me ne pa u dëmtuar mësimdhënësit e Kosovës që të realizohet sa më mirë procesi mësimor në këtë vit shkollor”, u shpreh ai.

    Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më 18 dhjetor 2020, ndërsa pushimi do të zgjasë një muaj, deri më 18 janar 2021.Theksojmë se me fillimin e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte realizuar një Master Plan për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie.Gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor nga coronavirusi janë infektuar një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve dhe i nxënësve. Shkollat të cilat kanë pasur raste të konfirmuara me coronavirus, kanë kaluar në mbajtjen e mësimit online.Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 329 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 203.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.