×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kryesuesi i Bordit të PTK-së thotë se humbjet milionëshe në këtë ndërmarrje janë evidente

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar sot raportin vjetor financiar për vitin 2019 për Postën e Kosovës, ku Zyra Kombëtare e Auditimit për këtë ndërmarrje ka dhënë opinion të kundërt që nënkupton se pasqyrat financiare nuk paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë të pozitës financiare.

    Kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës, Leonard Shabanaj, tha se humbjet milionëshe në këtë ndërmarrje janë evidente, derisa është ankuar për gjendjen në të cilën ndodhen objektet e Postës.

    “Borxhe të grumbulluara për vite dhe me pakënaqësi në të gjithë sektorët. Objektet e postës janë në gjendje të tmerrshme. Modernizimi i postës ka mbetur larg me vite. Humbjet milionëshe janë evidente”, tha ai.

    Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv Xhevdet Smakiqi, tha se kanë marrë masa për të adresuar gjetjet e ZKA-së për 2019.

    “Bordi dhe menaxhmenti ka ndërmarrë masa menjëherë për zbatimin e rekomandimeve. Disa janë zbatuar disa janë në proces”, tha ai.

    Kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës, Leonard Shabanaj, nga deputetët është pyetur mbi kriteret për përzgjedhjen e ushtruesit të detyrës së kryeshefit dhe zëvendësit të tij.

    “Jemi detyruar të gjejmë një ushtrues detyre. Lidhur me procedurën, kemi shikuar CV e të gjithëve dhe kemi menduar që Smakiqi i ka plotësuar kushtet, e njëjta edhe me zëvendëskryeshefin”, tha ai.

    Kryetari i këtij komisioni Bedri Hamza, tha se është shqetësuese numri i madh i rekomandimeve për vitin 2019 dhe gjendja në të gjitha ndërmarrjet publike.

    “Është rast shqetësues gjendja jo e mirë në të gjitha ndërmarrjet publike, përjashtim në disa kompani. Humbjen e vazhdueshme nuk mund ta përballojë dhe pothuajse të gjitha ndërmarrjet kanë ardhur në një situatë ku kërkojnë subvencionim. Më shqetësoi numri i madh i rekomandimeve të vitit 2019”, tha ai.

    Hamza ka kërkuar që sa më shpejt qeveria të emërojë bordin e drejtorëve që pastaj të bëhet emërimi i kryeshefit ekzekutiv. Sipas tij, mbajtja e pozitave me borde të përkohshme dhe me ushtrues detyre nuk mund të ndryshojë gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje publike.

    Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri, tha se gjendja në Postën e Kosovës është më e keqe sesa paraqitet.

    “Është fat i keq që kjo kompani ka ardhur duke u degraduar e jo duke hyrë në funksion resurset e saj”, tha Gazherri, duke shtuar se nëse nuk ndërmerren masa imediate, Posta dhe Telekomi shumë shpejt mund të falimentojnë.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.