×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 203 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Në Kosovë numri i rasteve pozitive me COVID-19 që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para, numri i rasteve pozitive deri tani ka shkuar në 46 mijë e 909.

    Nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga infektimi me COVID-19 janë shëruar 34 mijë e 155.

    Ndërsa, shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 1 mijë e 203.

    Kurse, aktualisht janë 11 mijë e 551 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Këshilltari për media i presidentes së Republikë së Kosovës, Bekim Kupina, ka bërë një sqarim lidhur me llojin e biletave që presidentja...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit. Sipas njoftimit...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komisioni Për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është mbledhur për të diskutuar në lidhje me kthimin e ligjit nga...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Vetëm pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45, Policia e Shtetit...
    Vip10 Shtator 2024
    Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj ka ndarë disa fotografi në mediat sociale. Por, më tepër se bukuria...
    Lajme10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar në Istog pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Policia bën të ditur përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Raportohet se ka nisur takimi mes emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Takimi ka nisur rreth orës...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ambasadori i Serbisë në Izrael, Miroljub Petroviq ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Izraeli sipas tij ka lënë gjurmë në raportet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se lidhur me datë 07/08 të këtij muaji është raportuar për një rast dhunimi në Skenderaj. Lidhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.