Infermierët shëndetësorë e kanë suspenduar grevën e tyre, transmeton Front Online.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Hvolli.
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se pas takimit me Drejtorin e SHSKUK-së,Dr.Valbon Krasniqin dhe Anesteziologu,Dr. Lulzim Eminin, greva është suspenduar deri në një takim që sipas tij do ta bëjnë me Ministrin Zemaj për arritjen e kërkesave legjitime dhe shumë kërkuese nga Sindikata e Infermierve.
Tutje ai është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë.
“Mbesim me shpresën së në takimin qe do të mbahet të Mërkuren, do ta arrim marrveshjen për realizimin e kërkesave tona dhe poashtu pajtushmërin e vetë grevistit për ta suspenduar, por jo për ta ndërpre grevën , sepse kërkesat tona konsiderojmë se janë edhe në të mirën e institucioneve tona shëndetësore!”,ka shkruar Havolli
Kryetar i
.