Analisti Rron Gjinovci ka thënë se protesta në Shqipëri është tërësisht qytetare dhe nuk ka lidhje me politikanët.
Ai thotë se kjo revoltë ka ardhur si pasojë e presionit të vazhdueshëm mbi qytetarët.
“A kanë menduar këta se njerëzit po hajnë bari? Vetëm a e keni pa se cfarë ju servohet qytetarëve në Shqipëri në televizone. Qytetarët atje nuk kanë aspak respekt për institucionet e tyre dhe partitë dhe për këtë kanë arsye. Gjithçka atje ka ulur besimin në institucione. Njerëzit janë të ngopur me zhvillimet e vazhdueshme. Nuk duan lidhje me politikë. Po të shkonte Basha në protestë, e ndjekin shkelma. Kjo për shkak se PD është po aq fajtore sa PS në këtë drejtim”, tha ai.