×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon lirimin e tij nga paraburgimi

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Më 12 dhjetor 2020, mbrojtësi kryesor i Rexhep Selimit, avokati David Young ka paraqitur një kërkesë tek gjykatësi i procedurës paraprake për lirimin e përkohshëm të tij nga masa e paraburgimit.

    Sipas mbrojtjes, gjykata duhet ta aprovojë këtë kërkesë pasi që Selimi është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka një stabilitet familjar dhe në vazhdimësi ka pasur një bashkëpunim me Dhomat e Specializuara.

    Sipas mbrojtjes, këto arsye janë të mjaftueshme për të dëshmuar se Selimi nuk do të largohet nga Kosova.

    Po ashtu, në kërkesën e avokatit Young, thuhet se Selimi i ka përmbushur të gjitha detyrimet e kërkuara nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Mbrojtja e Selimit ka vlerësuar se i njëjti duhet të lirohet sepse nuk janë përmbushur kushtet e nenit 41, pika 6 (b), të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Ndërsa në alternativë, mbrojtja ka kërkuar lirimin e përkohshëm me kushte të arsyeshme të vendosura nga gjykatësi i procedurës paraprake të cilat do të siguronin pjesëmarrjen e Selimit në seanca dhe mbrojtjen e integritetit të hetimit të zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Për të shqyrtuar këtë kërkesë, mbrojtja ka propozuar të mbahet një seancë dëgjimore më datën 16 dhjetor 2020.

    Ndryshe, Selimi me 5 nëntor u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Aktakuza ndaj tij, Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit u publikua me 5 nëntor.

    Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

    “Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

    Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Mediat serbe shkruajnë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, kërkon nga Kuvendi të shmang mangësitë për të cilat thotë se kanë karakterizuar sesionin pranveror dhe sesionet e...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit. Sipas njoftimit...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komisioni Për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është mbledhur për të diskutuar në lidhje me kthimin e ligjit nga...
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës Supreme të Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku është takuar me shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se kryeministrin Kurti po e dëmton shkëputja nga elektorati që e ka votuar. Humolli në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.