Qyteti i Klinës është dekoruar për festat e fundvitit.
Kryetari Zenun Elezaj ka publikuar disa fotografi në Facebook ku ka treguar si është zbukuruar qyteti që udhëheq për festat e fundvitit.
Ai ka thënë se janë të vetëdijshëm se ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë dhe se përballja me virusin COVID-19 ka ndikuar si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik dhe shoqëror, por festat e fundvitit e kanë simboliken e vet.
Postimi i tij:
SOT NË KLINË NDEZËM DRITAT PËR FESTAT E FUNDVITIT
Sot, bashkë me bashkëpunëtorët, kemi bërë ndezjen solemne të dritave në qytetin e Klinës.
Jemi të vetëdijshëm se ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë dhe se përballja me virusin COVID-19 ka ndikuar si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik dhe shoqëror, por festat e fundvitit e kanë simboliken e vet.
Po ashtu, këtë vit dekorimi është bërë me një kosto shumë më pak të kushtueshme, kjo pasi duke e pasur primar kujdesin për paranë publike, jemi kujdesur që dritat e vendosura në vitin e kaluar për dekorim të qytetit të jenë të gatshme për përdorim edhe këtë vit.
Në emër tim dhe gjithë stafit të komunës ju dëshiroj shëndet, suksese dhe mbarësi, pas një viti të vështirë dhe përballje me virusin tinëzar.