×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Votimi për transformimin e FSK-së në ushtri, do të mbetet i shënuar në historinë e re të Kosovës

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kujtuar momentin kur deputetët votuan pro ndryshimeve ligjore për transformimin e FSK-së në ushtri.

    Dy vite më parë, 106 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro ndryshimeve ligjore që i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri të shtetit dhe me ç’rast u themelua edhe Ministria e Mbrojtjes.E këtë ditë e ka kujtuar edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

    Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar, se 14 dhjetori i vitit 2018 por edhe votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, do të mbeten në historinë e re të vendit tonë.Osmani vendimin e deputetëve e ka quajtur një ndër momentet më kulminante, duke theksuar se transformimi i FSK-së në ushtri, ka qenë përpjekje e përbashkët për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO.

    Postimi i plotë i Osmanit:

    Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për transformimin e FSK-së në Ushtri të shtetit të Kosovës dhe themeluan Ministrinë tonë të mbrojtjes.Kjo votë, do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës sonë si ndër momentet kulminante të përpjekjeve tona të përbashkëta për fuqizim të shtetësisë, mbrojtje të sovranitetit dhe konfirmim të aspiratave tona për anëtarësim në NATO.Djemtë e vajzat tona në FSK, po vazhdojnë të na bëjnë krenar dhe ta mbajnë Kosovën në piedestalin më të lartë duke lartësuar flamurin tonë e Ushtrinë tonë të përbashkët. Është detyrë e jona kombëtare që të kontribuojmë në fuqizimin e mëtejmë të ushtrisë sonë, në mënyrë që në bashkëpunim me miqtë e partnerët tanë strategjik, ta shohim atë si ndër ushtritë më të suksesshme që kontribuojnë në paqe e siguri në Kosovë, rajon dhe më gjerë.Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës në 25-vjetorin e krijimit dhe funksionimit të saj është një nder...
    Lajme08 Shtator 2024
    Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. Në artikull thuhet se autoritetet kosovare...
    Lajme08 Shtator 2024
    Daut Haradinaj nga AAK është shprehur i kënaqur nga qeverisja e kryetarit në Rahovec, Smajl Latifi. Ai krahas një video që postuar...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Artan Nimani, kryetar i Forumit të Intelektualëve, iniciativë e cila në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 do të garojë në kolacion me...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Partia Socialiste do të marrë një numër të lartë të karrigave të deputëve në...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Të paktën tre studente janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një shkollë me konvikt vajzash në qytetin qendror Isiolo të Kenias...
    Lajme08 Shtator 2024
    Disa persona në Kaçanik, dyshohet se kanë vjedhur një veturë e cila raportohet të jetë blerë për pjesë. Lidhur me rastin është...
    Lajme08 Shtator 2024
    Deri më 26 dhjetor 2024, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit. “Deri më 26 dhjetor 2024, përmes...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka kryer sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali. Ndeshja Qipro-Kosovë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.