Ditën e natën. Në mot të mirë e në të ligë.
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithmonë janë në gjendje gatishmërie.
Jo vetëm për aksione brenda vendit, por edhe jashtë tij. Aty ku ka nevojë.
Ngjashëm si në nëntorin e vitit të kaluar kur morën rrugën për një mision humanitar përtej kufirit për ta ndihmuar Shqipërinë, e goditur prej tërmetit.
Reagimi në situata krize në fakt është vetëm njëri prej misioneve të Forcës. Dy të tjerat janë,
mbrojtja e sovranitetit dhe ndihma e autoriteteve vendore.
Por, sa i ka realizuar këto në 2-vjetorin e themelimit të saj në Ushtri?
“Sa i ka përmbush kjo forcë objektivat që i ka para vetës.Besoj që i ka përmbushur, aq sa e ka përkrah Qeveria e Kosovës. Kësaj force për të arritur të gjitha ato kapacitete operacionale, mbrojtëse, i duhet edhe buxhet”, tha përFront Online, Kadri Kastrati.
Për këtë ish-komandanti i Forcës gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka kritika të ashpra.
Sipas tij, ekzekutivi s`po e ndihmon sa duhet me para Ushtrinë.
“Duhet ta ketë prioritet Ushtrinë, e jo asfaltet, rrugët, e autostradat. Mendoj që një prej prioriteteve duhet të jetë ushtria për arsye që ne duhet të forcohemi ushtarakisht që të jemi të respektueshëm edhe nga fqinjët, po edhe nga partnerët tanë”, u shpreh ai për Front Online.
Dorë shtrëngimi i Qeverisë e ngadalëson trazicionin e Ushtrisë.
“Me këtë tempo, unë nuk mendoj se do ta përfundojë para 10 viteve sa është paraparë. Do të kishte mundur të ecte më shpejtë po të kishte mbështetje financiare nga Qeveria e Kosovës”, theksoi ai për Front Online.
Kosova eformoi Ushtrinë në vitin 2018.