×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Avokati Hooper: Nuk e pranoj asnjë kriter për burgosjen e Thaçit, duhet të aplikohet lirimi me kusht

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit në Gjykatës Speciale,David Hooper ka deklaruar se si në seancën e kaluar edhe këtë herë kërkon lirimin me kusht të Thaçit.

    Ai tha se është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht dhe se duhet pasur parasysh nxjerrjen e plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion.

    “Çështja është e rëndësishme duke pas parasysh mbajtjen në burgim të Thaçit. Në seancën e parë e thash se nuk e pranoj asnjë kriter të vetëm për burgosjen e Thaçit që parashikohet në nenin 41.Kështu që në këto rrethana është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht, poashtu e kam thënë edhe në seancë e kaluar se modalitettet ose mënyrat se si duhet të realizohet ky ushtrim, pra gjëja apo çështja e parë është se duhet të kemi nxjerrje të plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion për ju z.gjykatës. Për sa i takon interes në çështjen në fjalë. Unë kam marrë vlerësimin e redaktuar të prokurorisë për një urdhër arresti e këto dokumentacione kanë redaktime të çuditshme. P.sh në paragrafin dy thuhet se duke pas parasysh nenet pastaj pjesa tjetër është redaktuar, pjesa e ligjit nenit e pastaj është redaktuar. Pra redaktime të tilla s’mund të justifikohen, jo vetëm kaq por referencat tregojnë sjelljen ose keqsjellje në llogari të Thaçit gjatë dokumentacionit dhe emrat e dëshmitarëve janë të redaktuar dhe është një pjesë që duhet të diskutohet”, tha ai, transmeton lajmi.net.

    Avokati Hooper shtoi se prokurori do të duhej të shqyrtojë versionet,që të jenë më pak të redaktuara e të sigurojë të gjitha provat të jenë të cituara në fund të faqes.

    “Ky dokumentacion të vihet në momentin e parë pra sa më shpejtë të jetë e mundur tek mbrojtja pra nëse është e mundur brenda tri ditësh. Në momentin kur kemi një material të tillë dhe për çdo të akuzuar pra të mund të merret parasysh aplikimi i individualitetit.Pra të bëhet ndarja e të akuzuarve dhe të gjenden modalitetit e përshtatshme.  Edhe gjatë debatit pra të na nxjerren dokumentacionet e të na bëhen të ditura dokumentacionet që të kemi mundësi të përgjigjemi. Pra në fund të ditës çështja është në përfitim dhe parashtrimit me gojë. Do t’i drejtohem gjykatës kur të jemi tërësisht të përgatitura dhe të kemi një marrëveshje midis nesh.Mendoj se sot iu kërkoj z.gjykatës, pra për të ardhmen e afërt që të bieni dakord për modalitetet e parashtruara sipër”, shtoi ai

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/406090370563885/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2025
    Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arrestuar një zyrtare policore policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar me aksione për të identifikuar lidhjet ilegale në...
    Lajme20 Korrik 2025
    Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si Labi, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sol Summer” në Klan Kosova....
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    OpenAI njoftoi të enjten një veçori të re për ChatGPT që i lejon chatbot-it të njohur të kryejë veprime në emër të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. Bazuar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.